string(62) "begaj-uron-papen-leo-xiv-per-forcimin-e-bashkejeteses-paqesore"

Shqiperi

Gazeta Express

08/05/2025 21:23

Begaj uron Papën Leo XIV: Për forcimin e bashkëjetesës paqësore

Shqiperi

Gazeta Express

08/05/2025 21:23

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar zgjedhjen e Papës së ri, Robert Francis Prevost, i cili do të mbajë emrin Papa Leo XIV. Në urimin e tij, Begaj shpreh besimin se Papa do të kontribuojë me të gjithë fuqinë e tij në forcimin e bashkëjetesës paqësore ndërmjet besimeve të ndryshme.

“Urime katolikëve shqiptarë dhe atyre të gjithë botës për zgjedhjen e Papës së ri! Shpreh bindjen se Ati i Shenjtë, Papa Leoni XIV, do të kontribuojë me gjithë fuqinë dhe autoritetin e tij në shërbim të kauzës sublime të forcimit të klimës së bashkëjetesës paqësore të të gjitha besimeve.”