Begaj uron Kurtin për qeverinë e re: Mbështetje vëllazërore për Kosovën - Gazeta Express
string(70) "begaj-uron-kurtin-per-qeverine-e-re-mbeshtetje-vellazerore-per-kosoven"

Lajme

Gazeta Express

12/02/2026 8:37

Begaj uron Kurtin për qeverinë e re: Mbështetje vëllazërore për Kosovën

Lajme

Gazeta Express

12/02/2026 8:37

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe qeverinë e re pas formimit të saj. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit shqiptar i ka përcjellë urimet për mandatin e ri, duke theksuar rëndësinë e progresit, zhvillimit dhe begatisë për qytetarët e Kosovës.

“Urime Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Kryeministrit z. Albin Kurti! I uroj suksese në mandatin e ri, në drejtimin e Qeverisë drejt progresit, zhvillimit dhe begatisë së popullit të Kosovës,” shkruan Begaj.

Ai shprehu bindjen se përkushtimi dhe bashkëpunimi në dobi të shtetit dhe qytetarëve do të udhëheqin klasën politike të Kosovës në përballimin e sfidave të ardhshme.

Presidenti Begaj siguroi gjithashtu vijimin e mbështetjes vëllazërore të Shqipërisë për qeverinë e re dhe për qytetarët e Kosovës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement