Begaj uron kryetarin e sapozgjedhur të Kuvendit të Kosovës - Gazeta Express
string(58) "begaj-uron-kryetarin-e-sapozgjedhur-te-kuvendit-te-kosoves"

Shqiperi

Gazeta Express

26/08/2025 12:28

Begaj uron kryetarin e sapozgjedhur të Kuvendit të Kosovës

Shqiperi

Gazeta Express

26/08/2025 12:28

Presidenti Bajram Begaj ka uruar kryetarin e sapozgjedhur të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha. Në një postim në rrjetet sociale, Begaj theksoi se bashkëpunimi politik e institucional është thelbësor dhe duhet të vijojë në shërbim të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

“Urime, z. Dimal Basha, për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Kosovës! Bashkëpunimi politik dhe institucional është një domosdoshmëri që uroj dhe shpresoj të vijojë në të mirë të Kosovës e qytetarëve të saj”, shkruajti presidenti.

Edhe kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, përgëzoi Dimal Bashën për zgjedhjen si kryetar i Kuvendit të Kosovës, duke i uruar suksese në detyrë. Ajo vlerësoi hapin e Kuvendit të Kosovës drejt ndërtimit të institucioneve të reja demokratike pas zgjedhjeve.

“Urime e sukses Kryetarit të ri, të sapozgjedhur, të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha! Përgëzime Kuvendit të Kosovës, për çeljen e rrugës për ndërtimin e institucioneve të reja demokratike pas zgjedhjeve. Mezi pres të rifillojmë bashkëpunimin e ngushtë vëllazëror mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit tē Kosovës, për të mirën e qytetarëve tanë, për mbështetjen e integrimit euroatlantik të dy vendeve tona, dhe garantimin e mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në rajon”, u shpreh Spiropali.