Begaj: Shqipëria mbështet plotësisht misionin e OKB-së dhe multilateralizmin - Gazeta Express
string(75) "begaj-shqiperia-mbeshtet-plotesisht-misionin-e-okb-se-dhe-multilateralizmin"

Shqiperi

Gazeta Express

07/10/2025 14:42

Begaj: Shqipëria mbështet plotësisht misionin e OKB-së dhe multilateralizmin

Shqiperi

Gazeta Express

07/10/2025 14:42

Presidenti Bajram Begaj, pranoi sot Letër Kredencialet e Koordinatores së OKB-së, rezidente në Shqipëri, Ingrid Macdonald.

Begaj u shpreh se e vlerëson shumë kontributin e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, veçanërisht veprimtarinë e kësaj organizate gjatë tërmetit të vitit 2019 dhe pandemisë Covid 19.

“Shqipëria, si anëtare e OKB-së, mbështet multilateralizmin dhe mbrojtjen e parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara.”

Duke sjellë në vëmendje edhe kontributin për paqe dhe siguri që Shqipëria dha gjatë mandatit të saj si anëtare e Këshillit të Sigurimit për periudhën 2022-2023, si edhe rolin që ajo po luan aktualisht si anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut, Presidenti Begaj theksoi se Shqipëria dëshmoi vlerat e saj në këtë drejtim, si bashkëpenëmbajtëse me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.