Begaj rikonfirmon Gjeneral Kingjin në krye të Shtabit të Përgjithshëm të FA - Gazeta Express
string(75) "begaj-rikonfirmon-gjeneral-kingjin-ne-krye-te-shtabit-te-pergjithshem-te-fa"

Shqiperi

Gazeta Express

11/08/2025 12:45

Begaj rikonfirmon Gjeneral Kingjin në krye të Shtabit të Përgjithshëm të FA

Shqiperi

Gazeta Express

11/08/2025 12:45

Sot, në një ceremoni zyrtare, Presidenti Bajram Begaj dekretoi Gjeneral Lejtnant Arben Kingjin në detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura për një mandat të dytë.

Ceremonia filloi me Himnin Kombëtar, pasuar nga lexim i dekretit presidencial sipas Kushtetutës dhe ligjit për drejtimin e Forcave të Armatosura.

Pas kësaj, Gjeneral Kingji bëri betimin me dorën mbi Kushtetutë.

Në ceremoni morën pjesë Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, Zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm dhe komandantë të forcave të ndryshme.