Begaj pret disa nga luftëtarët e parë për çlirimin e Kosovës që u stërvitën në Shqipëri më 91-ën: Aty u ndez flaka e madhe - Gazeta Express
string(121) "begaj-pret-disa-nga-luftetaret-e-pare-per-clirimin-e-kosoves-qe-u-sterviten-ne-shqiperi-me-91-en-aty-u-ndez-flaka-e-madhe"

Gazeta Express

28/08/2025 15:22

Begaj pret disa nga luftëtarët e parë për çlirimin e Kosovës që u stërvitën në Shqipëri më 91-ën: Aty u ndez flaka e madhe

Gazeta Express

28/08/2025 15:22

Presidenti shqiptar, Bajram Begaj, ka pritur në takim luftëtarët e parë të UÇK-së që u stërvitën në vitin 1991 në Repartin Ushtarak të Surrelit nga pedagogët e ish-Shkollës së Bashkuar të Oficerëve në Shqipëri.

Begaj kërkoi që kjo ngjarje të marrë vendin që i takon në histori, duke e konsideruar si bërthamën e parë të UÇK-së.

“Me luftëtarët e parë për çlirimin e Kosovës, që u stërvitën në vitin 1991 në Repartin Ushtarak të Surrelit nga pedagogët e ish-Shkollës së Bashkuar të Oficerëve. Kjo ngjarje duhet të marrë vlerën e peshës historike, pasi aty u ndez flaka e madhe për çlirimin e Kosovës, bërthamë e parë e UÇK-së. Nder përjetë të gjithë atyre që sakrifikojnë për shqiptarinë!”, shkroi Begaj, derisa publikoi pamje nga takimi me ish-luftëtarët e UÇK-së, të cilët shprehën mirënjohjen e tyre ndaj shtetit shqiptar që iu qëndroi në krah gjatë luftës.

“Jemi dëshmitarë të një historie të gjallë, të një historie që pak është vlerësuar, që nuk duhet harruar”, tha Begaj./Express/