Presidenti shqiptar, Bajram Begaj, përmes një postimi në X përcolli urimet e presidentit amerikan, Donald Trump, për shqiptarët në Ditën e Pavarësisë.
“Ndihem i nderuar t’u përcjell përshëndetjet e Presidentit Trump shqiptarëve për Ditën e Pavarësisë. Faleminderit SHBA, dhe faleminderit presidentit amerikan Donald J. Trump për mesazhet e ngrohta dhe pozitive në këtë ditë të rëndësishme”.
Begaj tha se vendi i tij mbetet i përkushtuar për të punuar me SHBA-në dhe se Shqipëria gjithmonë do të jetë krah saj.
“Shqipëria mbetet e përkushtuar për të punuar me Shtetet e Bashkuara në prioritetet tona të përbashkëta. Shqipëria gjithmonë ka qëndruar dhe do të qëndrojë gjithmonë përkrah Shteteve të Bashkuara. Zoti i bekoftë kombet dhe popujt tanë!”./Express/
I am honored to convey President Trump’s greetings to Albanians on Independence Day.
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) November 28, 2025
Thank you, USA, and thank you @POTUS Donald J. Trump for the warm and positive messages on this important day.
Albania remains committed to working with the United States on our shared…