Begaj përcjell urimet e Trump për shqiptarët: Shqipëria do të qëndrojë gjithmonë përkrah SHBA-së - Gazeta Express
string(96) "begaj-percjell-1urimet-e-trump-per-shqiptaret-shqiperia-do-te-qendroje-gjithmone-perkrah-shba-se"

Lajme

Gazeta Express

28/11/2025 15:21

Begaj përcjell urimet e Trump për shqiptarët: Shqipëria do të qëndrojë gjithmonë përkrah SHBA-së

Lajme

Gazeta Express

28/11/2025 15:21

Presidenti shqiptar, Bajram Begaj, përmes një postimi në X përcolli urimet e presidentit amerikan, Donald Trump, për shqiptarët në Ditën e Pavarësisë.

“Ndihem i nderuar t’u përcjell përshëndetjet e Presidentit Trump shqiptarëve për Ditën e Pavarësisë. Faleminderit SHBA, dhe faleminderit presidentit amerikan Donald J. Trump për mesazhet e ngrohta dhe pozitive në këtë ditë të rëndësishme”.

Begaj tha se vendi i tij mbetet i përkushtuar për të punuar me SHBA-në dhe se Shqipëria gjithmonë do të jetë krah saj.

“Shqipëria mbetet e përkushtuar për të punuar me Shtetet e Bashkuara në prioritetet tona të përbashkëta. Shqipëria gjithmonë ka qëndruar dhe do të qëndrojë gjithmonë përkrah Shteteve të Bashkuara. Zoti i bekoftë kombet dhe popujt tanë!”./Express/