Begaj pas takimit me Milanoviq: Shpreha shqetësimin për armatimin e përdorur nga grupi terrorist serb në Kosovë - Gazeta Express
string(110) "begaj-pas-takimit-me-milanoviq-shpreha-shqetesimin-per-armatimin-e-perdorur-nga-grupi-terrorist-serb-ne-kosove"

Lajme

Gazeta Express

18/10/2023 13:53

Begaj pas takimit me Milanoviq: Shpreha shqetësimin për armatimin e përdorur nga grupi terrorist serb në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

18/10/2023 13:53

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, e ka mbajtur një konferencë për media pas takimit me Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviq.

Begaj foli edhe për agresionin e Serbisë të datës 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, ku u vra rreshteri i policisë, Afrim Bunjaku.

Ai tha e dënon sulmin terrorist mbi policinë e Kosovës.

“I shpreha shqetësimin mikun tim, lidhur me përgatitjet dhe armatimin e rëndë ushtarak të përdorur nga grupi terrorist. Nënvizova, nevojën e rritjes së presionit nga ana e Bashkimit Evropian për përfundimin e hetimeve dhe nxjerrjen e përgjegjësive me ndikim të drejtpërdrejt për paqen dhe rajonin”, tha Begaj në konferencën për media