Begaj: I trishtuar nga incidenti tragjik në Lisbonë - Gazeta Express
string(50) "begaj-i-trishtuar-nga-incidenti-tragjik-ne-lisbone"

Shqiperi

Gazeta Express

04/09/2025 18:37

Begaj: I trishtuar nga incidenti tragjik në Lisbonë

Shqiperi

Gazeta Express

04/09/2025 18:37

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj reagoi sot për ngjarjen tragjike në Lisbonë, ku në incidentin e një tramvaji mbetën me dhjetëra të vrarë e të plagosur.

Presidenti shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave, ndërsa uroi shërim të shpejtë për të lënduarit.“I trishtuar nga incidenti tragjik në Elevador da Glória në Lisbonë. Ngushëllimet e mia më të thella për familjet që kanë pësuar një humbje të tillë.

Mendimet e mia janë me të lënduarit, të cilëve u uroj një shërim të shpejtë dhe të plotë”, shkroi Presidenti Begaj në rrjetet sociale.Të paktën 17 persona humbën jetën në Lisbonë, ndërsa tramvaji historik ”Elevador da Gloria” doli nga shinat.

 Qeveria portugeze e shpalli ditën e sotmen ditë zie kombëtare. Besohet se mes viktimave të përplasjes së tramvajit të konsideruar një atraksion i mirëfilltë turistik, ka edhe shtetas të huaj.