Sot festohet Dita e Verës, një nga festat më të vjetra pagane shqiptare, me rrënjë që shtrihen thellë në lashtësi.
Presidenti i Republikës Bajram Begaj dhe kryeministri Edi Rama e kanë nisur ditën me një urim për festën që shënon ardhjen e pranverës.
Krahas shportës së Elbasanit me elementet simbol të Ditës së Verës, Begaj shkruan në Facebook: “Gëzuar Ditën e Verës me këtë shportë të përgatitur nga amvisat e Elbasanit, kryeqytetit shqiptar të festimit të kësaj dite!”
Ndërsa Rama ka ndarë një video të realizuar me Inteligjencë Artificiale, me të gjithë elementët e kësaj feste. “MIRËMËNGJES, dhe Gëzuar Ditën e Verës!”, ka shkruar ai.
E quajtur ndryshe si dita e largimit të dimrit, kjo festë ka krijuar tashmë traditën e saj, jo vetëm tek banorët e qytetit të Elbasanit, por edhe në qytete të tjera të vendit dhe veçanërisht në Tiranë.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...