Begaj: Anëtarësimi në BE, mision historik dhe kombëtar për Shqipërinë - Gazeta Express
string(67) "begaj-anetaresimi-ne-be-mision-historik-dhe-kombetar-per-shqiperine"

Shqiperi

Gazeta Express

06/10/2025 13:58

Begaj: Anëtarësimi në BE, mision historik dhe kombëtar për Shqipërinë

Shqiperi

Gazeta Express

06/10/2025 13:58

Presidenti Bajram Begaj e ka cilësuar anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian si një mision historik dhe kombëtar, duke theksuar përparimin e arritur deri tani në procesin e integrimit.

Gjatë konferencës për media pas samitit të Brdo-Brijunit në Durrës, ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe vullnetin e fortë të shqiptarëve për t’u bërë pjesë e BE-së në një afat relativisht të shkurtër.

“Plani i rritjes i BE përbën element të çmuar për rritjen ekonomike. Diskutuam për rrugët e bashkëpunimit rajonal. Vlerësoj takimin e drejtorëve të agjencive kombëtare të punësimit. Shqipëria ka bërë përparim drejt BE, brenda një kohe të shkurtër, kemi hapur 5 nga 6 kapitujt negociues. Aspirata e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në BE, është një mision kombëtar. Anëtarësimi në BE mbështetet nga shqiptarët. Shqipëria synon të përfundojë negociata teknike deri në fund të vitit 2027 dhe të bëhet anëyatre deri në fund të vitit 2030.”, theksoi ai.