Befason Zhaklin Lekatari me mesazhin për Meritonin në Big Brother VIP Albania - Gazeta Express
string(77) "befason-zhaklin-lekatari-me-mesazhin-per-meritonin-ne-big-brother-vip-albania"

TV/Film

Gazeta Express

22/04/2024 20:02

Befason Zhaklin Lekatari me mesazhin për Meritonin në Big Brother VIP Albania

TV/Film

Gazeta Express

22/04/2024 20:02

Ditën e sotme, banorët e ‘Big Brother VIP Albania’, kanë marrë mesazhe nga familjarë, mbështetës dhe personazhe të njohur, falë ‘Big Love’.

Një prej tyre ka qenë ish-opinionistja e ‘BBV’, Zhaklina Lektari e cila ka treguar haptazi mbështetjen e saj për Meriton Mjekiqin.

Lexo Edhe:

Sipas saj, Meritoni nuk është përndjekës, duke iu referuar sherrit të banorit me Egla Cenon.

“Meriton, kur të vihet burrëria në diskutim, ti tregon akoma më shumë burrëri, duke qenë njeri dhe jo lojtar. Loja jote është shumë e bukur por mos harro që ne fund fitues nuk është jeta virtuale por jeta reale, ajo njerëzore, pjesa jote më e bukur. Unë e di që nuk je përndjekës sepse perfeksioni yt tek gruaja nuk është i turmës por i cilësisë. Ti je luftëtar dhe luftëtarët kanë metalitetin kampion”.

Më pas, Meritoni i përgjigjet:

“Të kam xhan, të përshëndes shumë. Je shembull i një gruaje, vajze, të përqafoj dhe të kam shumë xhan”.