Spahiu: “Listën Serbe e udhëheq një intelektual” – Viktor Buzhala e ndërpret: “Edhe Akademia Serbe e Shkencave është e mbushur me intelektualë” - Gazeta Express
string(135) "spahiu-listen-serbe-e-udheheq-nje-intelektual-viktor-buzhala-e-nderpret-edhe-akademia-serbe-e-shkencave-eshte-e-mbushur-me-intelektuale"

Lajme

Gazeta Express

25/11/2025 22:07

Spahiu: “Listën Serbe e udhëheq një intelektual” – Viktor Buzhala e ndërpret: “Edhe Akademia Serbe e Shkencave është e mbushur me intelektualë”

Lajme

Gazeta Express

25/11/2025 22:07

Analisti Nexhmedin Spahiu, ka thënë në “Pressing” të T7, se Lista Serbe nuk është ajo e kohës së Banjskës.

Ai ka thënë se këtë subjekt politik tash e drejton një intelektual, por nëse ka njerëz që duhet të trajtohen nga drejtësia këtë asgjë nuk e ndalon.

“Qasja ndaj Listës Serbe, sepse lidershqipi i Listës Serbe nuk është i kohë së Banjskës, Listën Serbe tash e udhëheq një intelektual. Nëse ka njerëz që duhet të trajtohen nga organet e drejtësisë atë askush nuk e ndalon”, ka thënë Spahiu.

Ai u ndërpre nga analisti Viktor Buzhala.

“Edhe Akademia e Shkencave Serbe është e mbushur me intelektualë po nuk ia dojnë të mirën Kosovës”, tha Buzhala. /Gazeta Express