Befason Myslim Murrizi: Doja ta vrisja Rexhep Mejdanin kur ishte President - Gazeta Express

Befason Myslim Murrizi: Doja ta vrisja Rexhep Mejdanin kur ishte President

Gazeta Express

26/10/2020 23:27

Deputeti Myslim Murrizi ka bërë një deklaratë të pazakontë mbrëmjen e sotme, duke thënë se ka dashur të vrasë Rexhep Meidanin në fund të viteve ’90.

Kur ishte Rexhep Mejdani President kam dashur ta vras, se këta politikanë i kanë pirë gjakun këtij populli. Hipokrizi bastarde dhe vuajnë shqiptarët prej 30 vitesh…Hë mo hë, çfarë shikoni kështu. Po re…kam dashur ta vras, se të gjithë mendonim dhe e shohnim si vrasësin e Azem Hajdarti. Më vinte ta…Me Fatos Nanon na ndante plumbi,”- tha Murrizi.