Befasia e vitit 2022 Puig në Amerikë, kaq para do të fitojë në LA Galaxy? - Gazeta Express
string(71) "befasia-e-vitit-2022-puig-ne-amerike-kaq-para-do-te-fitoje-ne-la-galaxy"

Futboll

Gazeta Express

05/08/2022 18:59

Befasia e vitit 2022 Puig në Amerikë, kaq para do të fitojë në LA Galaxy?

Futboll

Gazeta Express

05/08/2022 18:59

Ai u largua nga Barcelona për t’ju bashkuar klubit nga MLS

Pasi dështoi për të treguar pritjet që erdhën pasi ai përfundoi La Masia, Riqui Puig i ndau rrugët me Barcelonës që t’i bashkohet skuadrës së MLS, LA Galaxy.

Lexo Edhe:

Mesfushori 22 vjeçar ju bashkua Barcelonës në vitin 2012 në akademi. Pasi kishte ecur mirë në ekipe te të rinjve, ai bëri debutimin e tij të parë me skuadër në Kupën e Mbretit, ku Barcelona mposhti Cultural Leonesa në Camp Nou 4-1 më 2018.

I konsideruar si njëri prej talenteve më të mëdhenj nga produktet e akademisë së Barcelonës viteve të fundit, ai u stërvit me skuadrën e parë dhe disa herë ju dhanë mundësi nga trajnerë të ndryshëm përfshirë Ronald Koeman dhe Xavi Hernandez.

Megjithatë, ai kurrë nuk arriti që të jetë zgjidhje e parë në skuadër, duke mos pasur minuta të luajtur edhe atëherë kur klubi vuante për të bërë transfere të reja apo kishte probleme financiare.

Pavarësisht së nuk luajti shumë, Pug u përpoq që t’i bindte trajnerët e fundit që ai e meritonte një vend në skuadër, por dështoi ta bënte këtë. LA Galaxy trokiti në derën e tij dhe të dy palët arritën një marrëveshje, me Puig që nënshkroi kontratën për tri vite e gjysmë me këtë skuadër.

“Ne jemi të kënaqur ta mirëpresim Riqui në LA Galaxi”, tha trajneri Greg Vanney në një deklaratë.

“Riqui është një lojtar shumë taktik dhe i edukuar mirë me një përvojë të jashtëzakonshme për moshën që ka. Ai do të përshtatet mirë në grupin dhe stilin e lojës tonë”.

Vlera neto e Riqui Puig dhe paga në LA Galaxy

Sipas disa burimeve, përfshirë Wikipedia, Forbes & Business Insider, vlera neto e Puig është afërsisht 1.5 milion dollarë.

Siç raporton El Futbolero, ish mesfushori i Barcelonës fitonte 2.1 milionë euro në vit në Blaugrana. Puig raportohet se do të fitojë 6.5 milionë euro në vit në LA Galaxy, të cilët e kanë bërë atë lojtarin më të paguar në MLS.

“Riqui është një lojtar shumë i talentuar me një profil unik që do t’i sjell skuadrës sonë diçka ndryshe”, tha drejtor teknik i LA Galaxy, Jovan Kirovski. /GazetaExpress/