Befasi në Madrid, debutuesi mposht kampionin - Gazeta Express

Befasi në Madrid, debutuesi mposht kampionin

Futboll

Gazeta Express

17/10/2020 20:35

Skuadra debutuese në La Liga Cadiz ka mppshtur sonte me rezultat 0-1 skuadrën e Real Madridit, kampion i Spanjës. Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua në minutën e 16-të nga Anthony Lozano

Real Madridi ka humbur me rezultat 0-1 në stadiumin “Alredo Di Stefano”, kundër debutuesit të këtij sezoni në La Liga, Cadiz.

Mysafirët e nisën shumë më mirë këtë ndeshje dhe erdhën të goli i parë i epërsisë në minutën e 16 me anë të Lozanos.

Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Real Madridi tentoi disa herë për të barazuar rezultatin por me kot pasi që mysafirët arritën që të mbrohen për mrekulli.

Pavarësisht humbjes, Real Madrid pas katër xhirove në La Liga vazhdon të jetë në vendin e parë, kurse Cadiz është në vendin e dytë me po aq pikë. /GazetaExpress/