Antonela nuk do të jetë më pjesë e shtëpisë së Big Brother Albania VIP
Ish konkurrentja e Përputhen i ka dhënë fund aventurës në këtë shtëpi, pasi që sot është eliminuar nga Big Brother Albania me votat e publikut.
Por, ajo mund të rikthehet përsëri në shtëpi pasi që babagjyshi dhuroi bileta kthyese nga spektakli i të premtes së kaluar.
Megjithatë, bileta e saj ka qenë biletë vetëm vajtëse dhe ajo është eliminuar nga shtëpia e Big Brother për afër një muaji qëndrimi në të.
Kjo ka qenë paksa befasi, pasi që ajo është konsideruar njëra prej lojtarëve më të mira në shtëpi. /GazetaExpress/