Bedri Isrefi pohon atë që tha Presidenti Thaçi: Xhelal Sfeçla dhe Haki Abazi ishin në dhomat e përgjimeve - Gazeta Express
string(104) "bedri-isrefi-pohon-ate-qe-tha-presidenti-thaci-xhelal-sfecla-dhe-haki-abazi-ishin-ne-dhomat-e-pergjimeve"

Gazeta Express

28/05/2020 2:47

Bedri Isrefi pohon atë që tha Presidenti Thaçi: Xhelal Sfeçla dhe Haki Abazi ishin në dhomat e përgjimeve

Gazeta Express

28/05/2020 2:47

Inspektorati i Punës e ka cilësuar të jashtëligjshme shkarkimin e Bedri Istrefit, nga pozita e kryeshefit të Telekomit të Kosovës.

Sipas vendimit Bordi obligohet ta kthejë në afat prej tetë ditës në pozitën në të cilën ka punuar Istrefi.

Lexo Edhe:

Bedri Istrefi i ftuar në një intervistë në Klan Kosova në orët e vona të natës ka pohuar atë që kishte thënë Hashim Thaçi në një intervistë në RTV Dukagjini.

Sipas tij, ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike Xhelal Sveçla dhe zëvendëskryeministri në detyrë Haki Abazi, ishin futur jashtëligjshëm në dhomën e përgjimeve.

Ai ka thënë se të dhënat në këtë dhomë janë senzitive dhe me to ata mund të shantazhojnë njerëz.

“Asnjëherë deri më tani në dhomën e përgjimeve nuk është futur asnjë ministër i Brendshëm. Sipas informatave që kam ministri i Brendshëm është futur në dhomën e përgjimeve. Sipas informatave ka pasur një takim me drejtoreshën e përkohshme”, ka thënë Istrefi.

“Kjo sanksionohet me ligj dhe është vepër penale. Në këtë dhomë japet sinjali tek organet e sigurisë: Policia dhe AKI. Këto të dhëna janë sensitive. Unë kurrë deri më sot nuk kam pasur qasje në këtë dhomë”.

“Atë ditë fatkeqësisht nuk kanë punuar kamerat. Përgjimi i njerëzve pa bazë ligjore është e ndëshkueshme. Ka mundësi që të merren të dhëna të caktuara që nëpërmjet një USB sepse është softëer dhe ka mundësi të shantazhohen njerëzit”.