Bedri Hamza ka thënë se do ta kthejë shpresën në vendin tonë.
Ai ka kërkuar që ky entuziazëm, kjo punë e madhe, kjo shpresë, nëser të jetë edhe te kutitë e votimit, te vendvotimet.
“Merrni prindërit, merrni motrat dhe vëllezërit, shokët, shoqet dhe kolegët, dilni nesër me votu për PDK-në, me votu numrin 131, që menjëherë ta krijojmë qeverinë e re dhe të fillojmë punën për Kosovën”, ka thënë Hamza.
Ai u ka thënë qytetarëve se kjo është mundësi për të bërë ndryshimin me votë.
“Është e drejta juaj, përgjegjësia juaj dhe mundësia juaj për të bërë ndryshimin me votë. Ju e bëni të dielën me votë. Unë e bëj pastaj me punë! Mos e humbni këtë mundësi. Mos i lini të tjerët të vendosin për ju. Sonte, me mirësjellje ju kërkoj votën, që nesër më 9 shkurt, të dilni në mënyrë masive, solemne e festive dhe të votoni për numrin 131, të votoni për Partinë Demokratike të Kosovës. E të dielën në mbrëmje, ju premtoj që festa do të vazhdojë. Faleminderit të gjithëve! Urime, suksese, fitore!”, ka thënë Hamza.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...