Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar sot Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe kryetarin e rizgjedhur, Hysni Gucatin.
Hamza e ka uruar Gucatin për rizgjedhjen kryetar dhe i ka ofruar bashkëpunim e mbështetje.
Ai ka thënë se kategoritë e dala nga lufta do ta kenë gjithmonë mbështetjen e tij dhe për 50% do ta rrisin përkrahjen financiare për familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe veteranët e UÇK-së.
“Një vizitë në Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së për t’i uruar për zgjedhjet e tyre dhe për t’i ofruar kryetarit të rizgjedhur, z. Hysni Gucati, mbështetjen e nevojshme.
Kategoritë e dala nga lufta do ta kenë gjithmonë mbështetjen time dhe për 50% do ta rrisim përkrahjen financiare për familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe veteranët e UÇK-së.
Kosova mundet ma mirë! Ne besojmë në këtë dhe do ta bëjmë realitet!”, ka shkruar Hamza.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...