Bedri Hamza: Unë do t’i mbështes bizneset dhe jo të flasë me përbuzje për to - Gazeta Express
string(74) "bedri-hamza-une-do-ti-mbeshtes-bizneset-dhe-jo-te-flase-me-perbuzje-per-to"

Bedri Hamza: Unë do t’i mbështes bizneset dhe jo të flasë me përbuzje për to

Lajme

Gazeta Express

14/01/2025 21:42

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, tha se prioriteti i tij kryesor është zhvillimi ekonomik, të cilin synon ta arrijë përmes lehtësirave për bizneset.

“Për dallim nga të tjerët, unë nuk flas me përbuzje për bizneset”, u shpreh Hamza në “Debat Plus” të TV Dukagjini.

Lexo Edhe:

Ai theksoi rëndësinë e respektit ndaj tyre.

“Bizneset janë taksapagues, punësojnë njerëz. Kudo në botë për taksapaguesit flitet me respekt”, shtoi Hamza.

Hamza premtoi se nën udhëheqjen e tij, klima e të bërit biznes në Kosovë do të përmirësohet ndjeshëm.