Bedri Hamza në Zvicër, takohet me mërgimtarë: Janë edhe shtyllë e pamohueshme ekonomike - Gazeta Express
string(85) "bedri-hamza-ne-zvicer-takohet-me-mergimtare-jane-edhe-shtylle-e-pamohueshme-ekonomike"

Bedri Hamza në Zvicër, takohet me mërgimtarë: Janë edhe shtyllë e pamohueshme ekonomike

Lajme

Gazeta Express

19/05/2024 15:38

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, po qëndron në Zvicër, ku është takuar me mërgimtarë atje.

Hamza thotë se diaspora është “shtyllë e pamohueshme ekonomike dhe mbështetës në rrugën e pakthyeshme evropiane të Kosovës.”

Lexo Edhe:

“Krenar me historitë e suksesit që ata na e tregojnë çdo ditë dhe me mbështetjen e pakursyer për vizionin tonë, për ta drejtuar vendin, drejt një të ardhme, që secili e meriton dhe kërkon!”, shkroi Hamza në Facebook.

Postimi i Hamzës:

Faleminderit diasporë e Zvicrës.

Faleminderit që sot na treguat edhe njëherë bujarinë e mikëpritjen e zemrës.

I emocionuar dhe i lumtur të shoh bashkatdhetarët tanë që kanë ndërtuar jetën e tyre, plot suksese dhe arritje në një vend kaq demokratik dhe gjithmonë për kaq vite, kanë ruajtur traditën dhe dashurinë për atdheun!

Të rinjë e të reja dhe familjarë që lanë Kosovën në rrethana të ndryshme, duke u ndarë në dysh me pjesën tjetër për një jetë më të mirë, sot janë zëri ynë në botë, janë edhe shtyllë e pamohueshme ekonomike dhe mbështetës në rrugën e pakthyeshme evropiane të Kosovës.

Krenar me historitë e suksesit që ata na e tregojnë çdo ditë dhe me mbështetjen e pakursyer për vizionin tonë, për ta drejtuar vendin, drejt një të ardhme, që secili e meriton dhe kërkon!