Bedri Hamza mesazh grave: Pa ju në zgjedhje, demokracia është e mangët - Gazeta Express
string(68) "bedri-hamza-mesazh-grave-pa-ju-ne-zgjedhje-demokracia-eshte-e-manget"

Lajme

Gazeta Express

26/01/2025 15:57

Bedri Hamza mesazh grave: Pa ju në zgjedhje, demokracia është e mangët

Lajme

Gazeta Express

26/01/2025 15:57

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka takuar gra nga rajoni i Prizrenit.

Hamza u ka bërë thirrje grave që me këmbëngulje ta kërkojnë atë që iu takon, që nga kutitë e votimit deri te mundësitë që ofron një qeverisje e mirë.

Ai ka thënë se Kosova është mirë kur #MaMirë janë krejt vajzat dhe gratë e Kosovës.

“Gratë mbajnë mbi supe barrën e shumë përgjegjësive dhe demokracia jonë ka legjitimitet më të madh kur ato marrin pjesë masivisht në zgjedhje. Ftesa ime është e qartë: kërkoni me këmbëngulje atë që iu takon, që nga kutitë e votimit deri te mundësitë që ofron një qeverisje e mirë. Edhe mesazhi im është i qartë: Kosova është mirë kur #MaMirë janë krejt vajzat dhe gratë e Kosovës. #PDK131”, ka shkruar Hamza.

Advertisement
Advertisement
Advertisement