Bedri Hamza ka thënë se fushata e tij ishte e orientuar kah e ardhmja, me bindjen e thellë se Kosova mundet ma mirë.
“Dhe unë Bedri Hamza, kryeministër i ardhshëm i juaji, bashkëshort dhe baba i tre fëmijëve, po ju jap fjalën sonte, sepse ju e dini që unë e mbaj fjalën: Kosova mundet ma mirë dhe Kosova do të jetë ma mirë nga 10 shkurti e tutje. Jo ma mirë, po shumë ma mirë!”, ka thënë Hamza.
Ai ka thënë se fushata e tij dhe qeverisja e tij i dedikohen të gjithë njerëzve të Kosovës.
“I dedikohet grave dhe burrave bujarë, punëtorë. I dedikohet qytetarëve që duan bashkëpunim e shpresë dhe jo përçarje e frikësim. Ju e meritoni, ju keni kërkuar me ngulm që të jemi bashkë, që të mendojmë kah e ardhmja dhe ajo e ardhme është e të gjithë qytetarëve, pa dallim moshe, pa dallim vendlindjeje, pa dallime mes nesh”, ka thënë Hamza.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...