Në Prishtinë është duke u zhvilluar Marshi për Drejtësi në përkrahje të ish-krerëve të UÇK’së. Të pranishëm përveç mijëra qytetarëve janë edhe familjarët e liderëve dhe politikanë të shumtë.
Ndër ta është edhe Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi.
Ky i fundit e ka përshëndetur mjaftë ftohtë presidenten Vjosa Osmani kur kjo e fundit ka mbërritur në protestë.
Madje, duket se edhe përshëndetjen e ka bërë me kërkesë të kryetarit të PDK’së, Bedri Hamza.