Bedri Hamza flet për Agim Bahtirin, i cili nuk doli për kafe - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

22/09/2021 21:18

Bedri Hamza flet për Agim Bahtirin, i cili nuk doli për kafe

Lajme

Gazeta Express

22/09/2021 21:18

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës ka folur për takimin e sotëm me kandidatët e partive të tjera.

Hamza tha se i është përgjigjur ftesës dhe tha se ishte një takim i mirë e miqësor.

Lexo Edhe:

Ai shtoi se kishte ndryshuar agjendën e tij për të mos munguar në këtë takim, ndërsa përmendi edhe Agim Bahtiri i cili mungoi aty.

“I jam përgjigjur ftesës së zotri Agollit. Kemi qenë bashkë, kemi pi caj në atë mëngjes. Ka qenë një takim i mirë, takim miqësor”, tha Hamza.

“Ftesa ka qenë prëj kandidatit të LDK-së në ora 9, una kam bërë ndryshime në agjend. Zotri Bahtiri ndoshta ka pasë angazhime, ka pasë punë, nuk e di. Unë i jam përgjigjur ftesës. Ne duhet të japim edhe mesazh që ne të garojmë me vlerat tona secili prej neve. Kur të përfundon ta pranojmë rezultatin zgjedhor dhe vullnetin e sovranit”, shtoi Hamza./Express/