Bedri Hamza: Filloi misioni për një Kosovë të stabilitetit dhe zhvillimit - Gazeta Express
string(72) "bedri-hamza-filloi-misioni-per-nje-kosove-te-stabilitetit-dhe-zhvillimit"

Lajme

Gazeta Express

10/12/2025 20:57

Bedri Hamza: Filloi misioni për një Kosovë të stabilitetit dhe zhvillimit

Lajme

Gazeta Express

10/12/2025 20:57

Lideri i PDK-së, Bedri Hamza, njëherit kandidat për kryeministër, i ka postuar fotografitë e konventës së PDK-së, ku u prezantuan kandidatët e kësaj partie dhe vizioni i tij.

Hamza ka thënë se ky nuk është fillimi i një fushate të re politike, por fillimi i një misioni.

“Një kapitull i ri po fillon. Ne po e rikthejmë bashkimin si forcën tonë më të madhe.

Kosova do të ecë përpara me paga më të larta, me ekonomi më të zhvilluar, me drejtësi funksionale, me arsim e shëndetësi moderne dhe me partneritet të qëndrueshëm me aleatët tanë.

Ky nuk është fillimi i një fushate të re politike, por fillimi i një misioni.

Një mision për një Kosovë që punon për secilin qytetar. Një Kosovë të stabilitetit dhe zhvillimit. Një Kosovë të shpresës. Një Kosovë që na bashkon dhe nuk e lë askënd pas.

Bashkë. Përpara.

#PDK130”, ka shkruar Hamza.

Advertisement
Advertisement
Advertisement