Bebe Rexha nuk përmbahet, publikon video duke u puthur me të dashurin e saj - Gazeta Express
string(75) "bebe-rexha-nuk-permbahetm-publikon-video-duke-u-puthur-me-te-dashurin-e-saj"

Bebe Rexha nuk përmbahet, publikon video duke u puthur me të dashurin e saj

Gazeta Express

26/11/2020 20:30

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, po e shijon në maksimum lidhjen e saj të re.

Ajo tash e sa kohë është në lidhje me regjisorin Keyan Safyari, me të cilin është parë rrallë herë në ambientet publike.

Lexo Edhe:

Megjithëse e ruan me fanatizëm jetën private, Rexha, ndan herë pas here me ndjekësit imazhe nën shoqërinë e të dashurit të saj.

Së fundmi, ajo ka publikuar në InstaStory një imazh, ku është shfaqur në një treyzë me disa nga personat e saj më të dashur, përfshirë këtu Keyanin.

Artistja ndau me fansat një moment të shkurtër intim, ku shfaqej duke i dhënë një puthje të ngrohtë të dashurit të saj në buzë.

Ajo duket shumë e lumtur, teksa më pas i buzëqesh kamerës, duke u bërë kështu me dije ndjekësve se lidhja e saj po ecën për mrekulli.

Bebe Rexha përndryshe së fundmi pati një paraqtije të shkëlqyer në ‘American Music Awards’, ku së bashku me reperen Doja Cat interpretuan hitin e tyre më të fundit live, “Baby, I’m Jealous”.