Bebe Rexha nuk harron zakonet shqiptare, mbjell domate, specë e tranguj në 'bahqen' e saj - Gazeta Express
string(85) "bebe-rexha-nuk-harron-zakonet-shqiptare-mbjell-domate-spece-e-tranguj-ne-bahqen-e-saj"

Gazeta Express

14/09/2020 15:17

Bebe Rexha nuk harron zakonet shqiptare, mbjell domate, specë e tranguj në ‘bahqen’ e saj

Gazeta Express

14/09/2020 15:17

Bebe Rexha mbjell specë, domate e tranguj në kopshtin e saj në shtëpinë në LA, kërkon këshilla se si të kujdeset për to.

Bebe Rexha, këngëtarja shqiptare me famë botërore, tashmë jeton dhe ndjek karrierën profesionale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lexo Edhe:

Këngëtarja është mjaft aktive në rrjetet sociale, dhe një pjesë të fansave të saj janë shqiptarë.

Rexha, publikoi një video në InstaStory, ku shihet bashkë me tezen e saj, teksa kujdesen për kopshtin në shtëpinë e këngëtares në Los Angelos.

Vihet re se komunikimi mes tyre, shpeshherë është në shqip, dhe Bebe Rexha dëgjohet duke thënë “gjynah” përsa i përket bimëve të vyshkura.

Ajo madje ka kërkuar ndihmë e këshilla nga ndjekësit e saj për mënyrën se si të kujdeset për perimet që mka mbjellë në kopshtin e saj në shtëpinë në Amerikë.

Aristja nga Dibra nuk i harron zakonet shqiptare, edhe pse është rritur në një kulturë tjetër.