Bebe Rexha me ndryshim drastic, ky është stili i saj i ri - Gazeta Express
string(56) "bebe-rexha-me-ndryshim-drastic-ky-eshte-stili-i-saj-i-ri"

Yjet

Gazeta Express

08/10/2025 19:44

Bebe Rexha me ndryshim drastic, ky është stili i saj i ri

Yjet

Gazeta Express

08/10/2025 19:44

Bebe Rexha ka habitur fansat me paraqitjen e saj më të fundit, duke sjellë një ndryshim drastik në pamje.

Këngëtarja me origjinë shqiptare publikoi disa fotografi në Instagram, ku shfaqet me flokë të ngjyrosura në një nuancë rozë të ndezur, duke i dhënë vetes një look krejtësisht ndryshe nga ai me të cilin jemi mësuar ta shohim.

E kombinuar me një veshje plot ngjyra të gjalla dhe detaje moderne, Rexha ka transmetuar një atmosferë energjike, rinore dhe të guximshme. Pamja e saj është komentuar gjerësisht në rrjet, ku ndjekësit e kanë përgëzuar për aftësinë që ka për të eksperimentuar dhe për të sjellë gjithmonë risi në stilin e saj.

Ky transformim vjen në një periudhë kur këngëtarja po përgatitet për projekte të reja muzikore dhe koncerte, duke konfirmuar edhe njëherë statusin e saj si një nga artistet më të pëlqyera dhe më të ndjekura ndërkombëtarisht.

Bebe Rexha njihet për guximin e saj në modë dhe shpesh ka surprizuar publikun me ndryshime të papritura në stil, duke dëshmuar se nuk ka frikë të eksperimentojë dhe të krijojë trende të reja. /GazetaExpress/