Muzika botërore po përjeton një epokë të artë për artistet femra, dhe në këtë sukses të jashtëzakonshëm nuk mungojnë as emrat shqiptarë.
Bebe Rexha dhe Dua Lipa kanë hyrë në historinë e platformës më të madhe të muzikës, Spotify, duke u renditur mes këngëtareve me më shumë këngë që kanë kaluar 1 miliard dëgjime secila.
Vetëm disa femra në botë kanë arritur këtë rekord
Sipas një analize të publikuar nga InMusicBlog, vetëm rreth 16 këngëtare femra në gjithë botën kanë një ose më shumë këngë që kanë kapërcyer shifrën marramendëse të 1 miliard dëgjimeve në Spotify.
Por nga këto, vetëm gjysma kanë arritur ta bëjnë këtë sukses me më shumë se një këngë.
Një shembull domethënës është Taylor Swift, e cila në fillim të vitit 2023 nuk kishte asnjë këngë mbi një miliard dëgjime, ndërsa sot renditet në mesin e artisteve me më shumë hite që kanë kaluar këtë prag.
Latinët dhe K-Pop-i thyejnë rekordet
Karol G dhe Shakira mbajnë rekordin si gratë latine me më së shumti këngë mbi një miliard dëgjime.
Nga ana tjetër, LISA dhe JENNIE të grupit BLACKPINK janë të vetmet artiste solo të K-Pop-it që kanë arritur këtë sukses me këngët “MONEY” dhe “Popular”.
Shqiptaret në majë: Dua Lipa dhe Bebe Rexha
Në këtë listë të elitës botërore ndodhen edhe dy shqiptare të famshme:
Dua Lipa, me plot 12 këngë që kanë kaluar 1 miliard dëgjime në Spotify – një arritje që e vendos atë mes pesë këngëtareve në botë që kanë mbi 10 këngë të tilla.
Bebe Rexha, me 4 këngë mbi një miliard dëgjime, duke konfirmuar statusin e saj si një nga artistet më të suksesshme të dekadës së fundit.
Doja Cat dhe rekordi i fundit
Suksesi më i freskët i këtij lloji është ai i Doja Cat, kënga e së cilës “You Right” është bërë e teta që kalon mbi një miliard dëgjime në Spotify, duke e renditur atë krah për krah me yjet më të mëdha të momentit.
Një epokë ku spikasin edhe shqiptarët
Në një botë ku statistikat dhe rekordet në platformat muzikore shpesh përcaktojnë edhe statusin e artistëve, fakti që Dua Lipa dhe Bebe Rexha janë pjesë e këtij grupi ekskluziv, është një tjetër dëshmi e fuqisë së talenteve shqiptare në skenën ndërkombëtare. /GazetaExpress/
Prishtinë, tetor 2025 – Medieve në Kosovë u është shtuar një platformë e re që do të raportojë dhe...