BE-ja reagon pas rrëzimit të Kurtit: Kosova në gjendje të vështirë politike, të veprohet me maturi - Gazeta Express
string(93) "be-reagon-pas-rrezimit-te-kurtit-kosova-ne-gjendje-te-veshtire-politike-te-veprohet-me-maturi"

BE-ja reagon pas rrëzimit të Kurtit: Kosova në gjendje të vështirë politike, të veprohet me maturi

Gazeta Express

26/03/2020 12:04

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, ka reaguar pas rrëzimit të Qeverisë së Kosovës në kohën kur vendi po përballet me pandeminë COVID-19.

Ajo ka thënë se votimi i djeshëm i mocionit për rrëzimin e Qeverisë e ka vendosur Kosovën në një situatë të vështirë politike në një kohë krize të shkaktuar nga koronavirusi, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Votimi i mocionit të mosbesimit për Qeverinë vendos Kosovën në një situatë të vështirë politike në një situatë të paprecedent të shkaktuar nga koronavirusi”, ka shkruar Pisonero.

Ajo ka thënë se Kosova ka nevojë për një stabilitet politik për të shtyrë përpara të gjitha përpjekjet për mbrojtjen e shëndetit të njerëzve nga COVID-19, shkruan Express.

Tutje Pisonero ka bërë thirrje që të gjithë liderët politikë në Kosovë të veprojnë me përgjegjësi dhe për interesin e popullit të Kosovës.

Në fund thotë se pas zhvillimeve të djeshme, hapat e radhës duhet të merren në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

“Hapat e radhës pas votimit të djeshëm duhet të merren në dakordim me Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Pisonero. /GazetaExpress/