BE propozon buxhet rekord prej 2 trilionë eurosh për vitet 2028–2034 - Gazeta Express
string(68) "be-propozon-buxhet-rekord-prej-2-trilione-eurosh-per-vitet-2028-2034"

Lajme

Gazeta Express

16/07/2025 16:54

BE propozon buxhet rekord prej 2 trilionë eurosh për vitet 2028–2034

Lajme

Gazeta Express

16/07/2025 16:54

Komisioneri për buxhetin e BE-së, Piotr Arkadiusz Serafin, ka folur para komisionit të buxhetit të Parlamentit Evropian, duke paraqitur propozimin për buxhetin, për periudhën 2028-2034.

Sipas The Guardian, Serafin e ka përshkruar propozimin, duke thënë se Komisioni Evropian propozon “një buxhet ambicioz të BE-së me një total prej 2 trilionë euro.”

Në anën tjeter presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka thënë se ky është një “buxhet që përputhet me ambicien e BE-së, që përballet me sfidat e Evropës dhe që forcon pavarësinë tonë.”

Ajo tutje ka folur për “investim në njerëzit, shtetet anëtare dhe rajonet,” me 865 miliardë euro për planet e partneritetit kombëtar dhe rajonal. Von der Leyen poashtu ka vlerësuar se prioritetet kryesore do të jenë bujqësia dhe kohezioni, duke theksuar sërish se komisioni po “ruan 300 miliardë euro për mbështetjen e fermerëve.”

Poashtu ajo ka theksuar planin për të trefishuar investimin e BE-së në menaxhimin e migracionit dhe kufijve, “sepse kufijtë e Evropës janë një përgjegjësi e përbashkët.”

Gjatë këtij prezantimi, Serafin, ka lëshuar edhe një “paralajmërim për Hungarinë”, duke thënë se “qëndrimi i Komisionit është i qartë: nuk ka para të BE-së pa respekt për parimin e sundimit të ligjit.”

Ai me tej ka shpjeguar se buxheti i ri është i organizuar në tre funksione kryesore: për të mbështetur shtetet anëtare, për të ndihmuar përfituesit dhe bizneset përmes fondit të konkurrueshmërisë, dhe për të mbështetur partnerët globalisht.

Serafin ka konfirmuar edhe planet për të ndarë edhe 100 miliardë euro nga buxheti, për ndihmë për Ukrainën.