BE përshëndet nënshkrimin e marrëveshjes për tunelin midis Maqedonisë dhe Bullgarisë - Gazeta Express
string(84) "be-pershendet-nenshkrimin-e-marreveshjes-per-tunelin-midis-maqedonise-dhe-bullgarise"

Maqedoni

Gazeta Express

07/11/2025 13:48

BE përshëndet nënshkrimin e marrëveshjes për tunelin midis Maqedonisë dhe Bullgarisë

Maqedoni

Gazeta Express

07/11/2025 13:48

Bashkimi Evropian përshëndeti nënshkrimin e Marrëveshjes për përgatitjen, ndërtimin dhe funksionimin e tunelit hekurudhor ndërkufitar të Korridorit 8 midis Maqedonisë dhe Bullgarisë.

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, në një deklaratë për rrjetin “X”, e vlerësoi marrëveshjen si një hap të madh përpara në bashkëpunimin dypalësh dhe zhvillimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.

“Përshëndes nënshkrimin e marrëveshjes për tunelin ndërkufitar të Korridorit 8 midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, një hap i madh përpara në bashkëpunimin midis dy vendeve dhe promovimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Përveç zhvillimit të lidhjeve dypalëshe, hekurudha e re do të nxisë prosperitetin rajonal dhe do të forcojë sigurinë tonë të përbashkët”, shkroi Costa.
Mbështetje për projektin shprehu edhe Komisionerja Evropiane Marta Kos, e cila theksoi se vazhdimi i punës në Korridorin 8 është thelbësor për lidhjen rajonale.

“Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut kanë rënë dakord të vazhdojnë punën në Korridorin 8, një projekt kyç që lidh Detin Adriatik dhe Detin e Zi me rrugë dhe hekurudhë. Ky është një hap i rëndësishëm në ndërtimin e besimit përmes lidhjes rajonale, prosperitetit të përbashkët dhe komunikimit më të mirë midis njerëzve”, shkroi Kos.

Marrëveshja për ndërtimin dhe funksionimin e tunelit u nënshkrua dje në Gjueshevë nga zv. kryeministri dhe ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski dhe homologu i tij bullgar Grozdan Karaxhov./Telegrafi/