BE: Në Kosovë investuam 3.7 miliardë euro që nga 99-a, jemi partneri më i fortë i juaji - Gazeta Express
string(85) "be-ne-kosove-investuam-3-7-miliarde-euro-qe-nga-99-a-jemi-partneri-me-i-forte-i-juaji"

Lajme

Gazeta Express

28/11/2025 15:07

BE: Në Kosovë investuam 3.7 miliardë euro që nga 99-a, jemi partneri më i fortë i juaji

Lajme

Gazeta Express

28/11/2025 15:07

Zyra e BE-së në Kosovë bëri me dije se në Kosova Bashkimi Europian ka investuar në Kosovë 3.7 miliardë euro që nga viti 1999.

BE tha se është krah Kosovës dhe se është partneri më i fortë dhe i besueshëm i saj.

“Me 3.7 miliardë euro të investuara në Kosovë që nga viti 1999, BE-ja është ofruesi më i madh i ndihmës financiare dhe partneri juaj më i fortë dhe më i besueshëm. BE-ja po ndihmon në zhvillimin e ekonomisë, forcimin e sundimit të ligjit, përmirësimin e cilësisë së arsimit, kujdesit shëndetësor dhe infrastrukturës, avancimin e mbrojtjes së mjedisit dhe energjisë së qëndrueshme dhe promovimin e kulturës”, tha BE.

Zyra e BE-së tha se mbështetja e BE-së po bën një ndryshim të vërtetë në jetën e njerëzve, duke ndihmuar në ndërtimin e një të ardhmeje më të ndritur për të gjithë.

“Në çdo hap, BE-ja është në krahun tuaj, duke mbështetur progresin dhe duke ofruar mundësi”.