BE ndan milionat e Planit të Rritjes për të dytën herë për Serbinë, Shqipërinë e Malin e Zi, Kosova ende në bllokadë pa asnjë cent - Gazeta Express
string(128) "be-ndan-milionat-e-planit-te-rritjes-per-te-dyten-here-per-serbine-shqiperine-e-malin-e-zi-kosova-ende-ne-bllokade-pa-asnje-cent"

Lajme

Gazeta Express

22/07/2025 15:17

BE ndan milionat e Planit të Rritjes për të dytën herë për Serbinë, Shqipërinë e Malin e Zi, Kosova ende në bllokadë pa asnjë cent

Lajme

Gazeta Express

22/07/2025 15:17

Bashkimi Evropian në kuadër të Planit të Rritjes ka njoftuar se sot ka aprovuar një paketë prej 87.7 milionë eurosh për investime në energjie të pastër për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë, shkruan Gazeta Express.

Kjo shumë është miratuar nga Bordi Operacional i Kornizës për Investime në Ballkanin Perëndimor.

Sipas Planit të Rritjes të BE-së për Ballkanin Perëndimor, këto investime do të përmirësojnë rrjetet e energjisë, hidrocentralet dhe do të ofrojnë zgjidhje për ngrohje me energji diellore.

Kosova për shkak të bllokadës politike është vendi i vetëm që ka dorëzuar Agjendën e Reformave por që s’ka pranuar ende pagesën e parë, ndërkohë që sot BE përveç pagesës së parë, për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë ka ndarë edhe milionat e dyta.

Ditë më parë Gazeta Express ka raportuar lidhur me ndikimin negativ që kriza politika ka në shfrytëzimin maksimal të mundësive që ofron Plani i Rritjes së BE-së.

Edhe nga Brukseli janë të shqetësuar që Kosova ende s’ka institucione të reja, Kuvend e Qeveri, për të aprovuar marrëveshjen me BE-në./Express/