Nxitur nga frika e një sulmi rus në vitet e ardhshme dhe dyshimet mbi angazhimet e sigurisë nga Shtetet e Bashkuara për kontinentin, Bashkimi Evropian ka miratuar të martën krijimin e një fondi armësh prej 150 miliardë eurosh.
Sipas Reuters, miratimi nga ministrat e vendeve anëtare të BE-së që u mblodhën në Bruksel, ishte hapi i fundit ligjor për krijimin e skemës “Veprimi për Sigurinë e Evropës” (SAFE), që përdor borxhe të përbashkëta të BE-së për të dhënë hua vendeve evropiane për projekte të përbashkëta të mbrojtjes. Sipas diplomatëve ky hap është mbështetur nga 26 prej 27 vendeve anëtare të BE-së, me Hungarinë që abstenoi.
“Ne miratuam SAFE – programi i parë i madh i investimeve në mbrojtje në nivel të BE-së,” ka thënë Polonia, e cila mban presidencën e përkohshme të BE-së, në rrjetin social X.
Kujtojmë se ky fond u propozua në muajin mars nga Komisioni Evropian, organi ekzekutiv i BE-së, mes frikës së liderëve evropianë se më nuk ishte shumë e sigurtë një mbrojtje nga presidenti amerikan Donald Trump, në rast sulmi.
Dihet se në tre vitet e fundit, mes shqetësimeve nga pushtimi i Ukrainës dhe asaj se mund të jenë target i radhës i Rusisë, vendet evropiane kanë rritur shpenzimet e mbrojtjes me më shumë se 30%.