BE ka analizuar komentet për planin 'franko -gjerman", Lajçak javën e ardhshme te Kurti e Vuçiq - Gazeta Express
string(91) "be-ka-analizuar-komentet-per-planin-franko-gjerman-lajcak-javen-e-ardhshme-te-kurti-e-vuciq"

Gazeta Express

01/12/2022 22:19

BE ka analizuar komentet për planin ‘franko -gjerman”, Lajçak javën e ardhshme te Kurti e Vuçiq

Gazeta Express

01/12/2022 22:19

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka paralajmëruar një udhëtim drejt Kosovës dhe Serbisë gjatë javës së ardhshme.

Ai ka në plan t’i diskutojë komentet e dy shteteve mbi planin e BE-së për normalizimin e plotë të marrëdhënieve, i njohur si plani franko-gjerman.

Lexo Edhe:

Lajçak ka thënë se pas diskutimeve të nevojshme, do të përgatitet takimi i radhës mes Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit Aleksandar Vuçiq.

“Dhe tani po planifikoj të vij javën tjetër për të vazhduar diskutimin tonë bazuar në këtë propozim mbi këto komente dhe për të folur për hapat e ardhshëm dhe më pas të përgatitet takimi i radhës i nivelit të lartë mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq i cili do t’i kushtohet plotësisht këtij propozimi dhe procesit të normalizimit”, ka thënë ai në Kanal10, transmeton Gazeta Express.

Lajçak kishte dërguar propozimin e BE-së në Prishtinë dhe Beograd më 9 shtator të këtij viti. Pak javë më vonë, Kosova dhe Serbia kishin nisur komentet e tyre.

Lajçak ka thënë se është e vështirë të diskutohet kur ka kriza në terren. Ai ka thënë se duhet të përdoret ky moment qetësie.

“Epo, të gjithë e kuptojnë se ky është prioriteti. Kjo është çështja e vërtetë. Kjo është ajo që ne duhet të bëjmë. Por është shumë e vështirë të diskutohet për normalizimin kur kemi kriza në terren. Pra, kjo është arsyeja pse ne duam të përdorim këtë momentum për t’u fokusuar në normalizimin. Pra, kjo është arsyeja pse ne duam të përdorim këtë moment aktual për t’u fokusuar në normalizimin”, ka deklaruar ai për televizionin.

Deri tani, Kosova ka dhënë sinjale për gatishmëi që ta pranojë propozimin franko-gjerman si bazë të një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë, mirëpo kjo e fundit duket se ka disa probleme me këtë propozim. /GazetaExpress