BE-ja shënon 25-vjetorin e marrëveshjes së Shengenit me kufij të mbyllur - Gazeta Express
string(72) "be-ja-shenon-25-vjetorin-e-marreveshjes-se-shengenit-me-kufij-te-mbyllur"

BE-ja shënon 25-vjetorin e marrëveshjes së Shengenit me kufij të mbyllur

Gazeta Express

26/03/2020 16:45

Bashkimi Evropian ka shënuar të enjten 25-vjetorin e marrëveshjes së Shengenit për kufij të hapur, ndonëse të gjitha hyrjet e daljet i ka të mbyllura, teksa tenton të parandalojë përhapjen e koronavirusit.

Marrëveshja e Shengenit, që mbështet një Evropë secilën herë më të bashkuar, ka hyrë në fuqi më 26 mars të vitit 1995.

Lexo Edhe:

Fillimisht kujfijtë ishte hequr në mes të Francës, Gjermanisë, Belgjikës, Holandës, Luksemburgut, Spanjës dhe Portugalisë.

Në muajt dhe vitet në vijim janë shtuar edhe vendet tjera, andaj tani pjesë e kësaj zone janë 26 vende anëtare, përfshirë dy vende jo-anëtare të Bashkimit Evropian, Zvicra dhe Norvegjia.

Megjithatë në përvjetorin e 25-të, marrëveshja është pezulluar për shkak të koronavirusit, sëmundje që ka pezulluar shumicën e aktiviteteve ekonomike dhe atyre shoqërore dhe ka kthyer shumicën e evropianëve në të burgosur nëpër shtëpitë e tyre.

“Përhapja e Covid-19 është duke pasur ndikim të madh në transportin evropian të kalimit të kujfive”, është thënë në një dokument të brendshëm të Komisionit Evropian, teksa i është referuar sëmundjes që shkakton koronavirusi.