BE-ja ndan 7.5 milionë euro për qëndrueshmërinë energjetike në Kosovë - Gazeta Express
string(69) "be-ja-ndan-7-5-milione-euro-per-qendrueshmerine-energjetike-ne-kosove"

Lajme

Gazeta Express

26/08/2025 7:10

BE-ja ndan 7.5 milionë euro për qëndrueshmërinë energjetike në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

26/08/2025 7:10

Bashkimi Evropian ka disbursuar 7.5 milionë euro shtesë për Kosovën në kuadër të Pakos së Mbështetjes Energjetike (IPA 2023). Lajmi u bë i ditur nga Zyrëa e BE- së përmes një postimi në Facebook, ku theksohet se kjo mbështetje është pjesë e përkushtimit për tranzicionin e gjelbër dhe energjinë e pastër në Kosovë.

“BE-ja qëndron pranë Kosovës dhe popullatës së saj në rrugën drejt energjisë së qëndrueshme, dekarbonizimit dhe sigurisë energjetike,” thuhet në njoftim. 

Sipas zyrës së BE-së në Kosovë, deri më tani me mbështetjen në vlerë prej 75 milionë eurosh, mbi 200,000 familje kanë marrë ndihmë për faturat e energjisë, mbi 3,600 shtëpi janë rinovuar për efiçiencë të energjisë ndërsa 28 objekte banesore të familjeve të cenueshme janë në rinovim e sipër.

Gjithashtu bëhet e ditur se mbi 40,000 familje dhe 154 biznese janë mbështetur me pajisje solare dhe pajisje me energji efiçiente.