BE-ja ndan 3.2 miliardë euro për zhvillimin e baterive të avancuara - Gazeta Express

BE-ja ndan 3.2 miliardë euro për zhvillimin e baterive të avancuara

Lajme

Gazeta Express

09/12/2019 14:05

Institucionet e Bashkimit Evropian e miratuan të hënën planin për investimin e 3.2 miliardë eurove nga shtatë shtete anëtare me qëllim të zhvillimit dhe prodhimit të baterive moderne dhe të avancuara.

Ky vendim është pjesë e nismës së udhëhequr nga Gjermania dhe Franca për ta përgatitur Evropën për emergjencën e veturave elektrike pasi veturat me naftë dhe benzinë pritet të tërhiqen nga tregu gradualisht shkaku i shqetësimeve për ngrohjen globale.

Në industrinë e veturave në Evropë punojnë mbi dhjetë milionë njerëz dhe Bashkimi Evropian është thellësisht i shqetësuar për pavarësinë e Evropës sa i përket sektorit të baterive për shkak të konkurrencës nga Azia.

Bateria përbën 40 për qind të çmimit të një veture elektrike dhe ato tash për tash prodhohen nga kompanitë e Koresë Jugore, Kinës dhe Japonisë.

Në fondin prej 3.2 miliardë eurosh do të kontribuojnë Gjermania, Franca, Italia, Polonia, Belgjika, Suedia dhe Finlanda. Me këtë fond do të ndërtohet një konsorcium prej 17 kompanive, i cili do t’i gjenerojë pesë miliardë euro përmes investimeve private.

Në mesin e kompanive të përfshira në këtë projekt janë edhe gjiganti gjerman i veturave, BMË, dhe fabrika për prodhimin e lëndëve kimike, BASF, shkruan “France24”, transmeton Gazeta Express.