BE do të rrisë sigurinë e hebrenjve në Evropë - Gazeta Express
string(45) "be-do-te-rrise-sigurine-e-hebrenjve-ne-evrope"

Lajme

Gazeta Express

19/09/2025 19:32

BE do të rrisë sigurinë e hebrenjve në Evropë

Lajme

Gazeta Express

19/09/2025 19:32

Komisioni reagoi ndaj një letre të kohëve të fundit të dërguar nga më shumë se 100 rabinë evropianë drejtuar Presidentes Ursula von der Leyen, duke e paralajmëruar atë se që nga sulmi i udhëhequr nga Hamasi më 7 tetor kundër Izraelit, Evropa po përballej me “urrejtje të thellë antisemite” dhe “nevojiteshin urgjentisht masa të shtuara sigurie”.

Komentet vijnë gjithashtu pasi Belgjika dëshmoi akte të paprecedentë dhune antisemite dhe pasi pronari i një dyqani gjerman postoi një shënim që u ndalonte hebrenjve të hynin në dyqanin e tij, duke shkaktuar zemërim.

“Ne shohim një rritje shqetësuese të antisemitizmit, një trend që është krejtësisht i pajustifikueshëm”, tha zëdhënësi i Komisionit, duke shtuar: “Ne qëndrojmë fuqimisht kundër të gjitha formave të antisemitizmit. Populli hebre duhet të ndjehet i sigurt në të gjithë Evropën.”

Zëdhënësi i Komisionit tha për Euronews se forcimi i sigurisë së popullit hebre do të ishte një “prioritet” për Komisionin, “dhe ne jemi të gatshëm ta rrisim këtë mbështetje”.