string(72) "be-dhe-britania-arrijne-marreveshje-per-gjibraltarin-pas-vitesh-tensioni"

Lajme

Gazeta Express

11/06/2025 17:25

BE dhe Britania arrijnë marrëveshje për Gjibraltarin pas vitesh tensioni

Lajme

Gazeta Express

11/06/2025 17:25

Sipas një deklarate të përbashkët, Bashkimi Evropian dhe Britania kanë arritur një marrëveshje për statusin e Gjibraltarit të mërkurën, raporton Reuters.

Statusi i Gjibraltarit – një enklavë në jug të Spanjës që është nën kontrollin britanik që nga shekulli i 18-të – dhe mënyra e kontrollit të kufirit me Spanjën kanë qenë pika të nxehta mosmarrëveshjeje që nga largimi i Britanisë nga BE-ja.

Bëhet e ditur se zyra e Jashtme britanike ka thënë në një deklaratë se marrëveshja do të mbrojë sovranitetin e Mbretërisë së Bashkuar dhe autonominë e saj ushtarake, si dhe të ardhmen ekonomike të Gjibraltarit.

Po ashtu, zyra ka shtuar se marrëveshja, ndër përfitimet e tjera, do të ofrojë një zgjidhje praktike për të shmangur atë që e përshkroi si “kontrolle të rënda” dhe vonesa të gjata në kufi.