BE dështon të heqë tarifën 50% të Trump për çelikun, marrëveshja e propozuar nuk përfshin as uljen e saj - Gazeta Express
string(102) "be-deshton-te-heqe-tarifen-50-te-trump-per-celikun-marreveshja-e-propozuar-nuk-perfshin-as-uljen-e-saj"

Lajme

Gazeta Express

24/07/2025 17:47

BE dështon të heqë tarifën 50% të Trump për çelikun, marrëveshja e propozuar nuk përfshin as uljen e saj

Lajme

Gazeta Express

24/07/2025 17:47

Eksportuesit e çelikut në BE përballen me një tarifë “katastrofike” të vendosur nga Trump – dy herë më e lartë se ajo për Mbretërinë e Bashkuar. E sipas The Guardian, propozimi më i fundit për një marrëveshje tregtare mes BE-së dhe SHBA-së nuk përfshin heqjen e as uljen e tarifës ndëshkuese 50% që Donald Trump vendosi mbi importet e çelikut.

The Guardian shkruan se një gjë e tillë përbën një goditje të rëndë për industrinë në BE, e cila edhe rrezikon të zhduket për shkak të tarifës 50%, kostove të larta të energjisë dhe konkurrencës së lirë nga Kina. Ndërsa, raporton se një diplomat në Bruksel ka konfirmuar se marrëveshja paraprake për të shmangur një luftë tregtare me SHBA-në – e cila iu komunikua shteteve anëtare të mërkurën – “përfshin një tarifë bazë 15% për një sërë mallrash, por me përjashtime të dukshme si çeliku, që vazhdon të mbetet me 50%”.

Ndër të tjera, raportohet se burime thonë që BE-ja po kërkon një kompromis, duke lejuar një tarifë 50%, por vetëm për sasinë e eksportuar që kalon një kuotë të caktuar.

E nëse tarifa e çelikut mbetet në propozimin paraprak, kjo do të thotë që BE do të paguajë një normë shumë më të lartë se Mbretëria e Bashkuar, e cila i nënshtrohet një tarife 25% dhe nuk ka shenja se kjo do të rritet.

Veç kësaj, edhe norma bazë 15% për eksportet e të gjitha produkteve nga BE në SHBA është gjithashtu më e lartë, se 10% që ka rënë dakord Mbretëria e Bashkuar.