Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë konfirmuar se BE-ja aktualisht po kryen një vlerësim rutinë strukturor të urës dhe një studim urbanistik të zonës përreth, duke pasur parasysh kohën e kaluar që nga përfundimi i rivitalizimit të Urës së Mitrovicës.
Konfirmohet gjithashtu se autoritetet e Kosovës janë informuar paraprakisht lidhur me këtë.
“Ky vlerësim nuk sinjalizon ndonjë ndryshim në status quo, por synon të sigurojë që çdo vendim në lidhje me të ardhmen e urës të bazohet në të dhëna teknike të rifreskuara, të sakta dhe objektive”, nënvizohet në përgjigjen me shkrim për Kohën.
Zyrtarët e Brukselit gjithashtu konfirmojnë se po koordinohet ngushtë me partnerët e saj ndërkombëtarë në Kosovë në lidhje me të ardhmen e urës.
I bëhet thirrje autoriteteve Kosovare që të përmbahen nga çdo veprim i pakoordinuar, përfshirë ndërtimin e urave në afërsi, ndërsa kërkohet që të gjitha marrëveshjet e dialogut, përfshirë atë që ka të bëjë me urën, të zbatohen plotësisht.