BDI: VLEN nuk ndihet i gjallë, Fillkovi dhe Janevska po ua tërheqin veshin - Gazeta Express
string(72) "bdi-vlen-nuk-ndihet-i-gjalle-fillkovi-dhe-janevska-po-ua-terheqin-veshin"

Maqedoni

Gazeta Express

27/02/2026 13:43

BDI: VLEN nuk ndihet i gjallë, Fillkovi dhe Janevska po ua tërheqin veshin

Maqedoni

Gazeta Express

27/02/2026 13:43

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se deklaratat kontradiktore të ministrit Fillkovi dëshmojnë qartë se ai nuk ka as plan e as vullnet për ta respektuar Kushtetutën dhe ligjin.

Sot thotë një gjë, nesër një tjetër, por asnjëherë nuk e thotë të vetmen gjë që duhet: se do të zbatojë rendin juridik të vendit. Në fillim, thuhet në reagimin e BDI-së, Fillkovi deklaroi se përmes provimit të jurisprudencës kontrollohet njohja aktive e gjuhës maqedonase, duke theksuar se “kontrollimi për njohjen aktive të gjuhës maqedonase kryhet pikërisht përmes dhënies së provimeve në gjuhën maqedonase”.

“Dje ai ndryshoi qëndrim dhe thotë se ‘për momentin nuk ka mundësi që të jepet në gjuhë tjetër përpos maqedonishtes, sepse provimi i jurisprudencës është provim profesional, jo procedurë administrative’. Pra, çfarë është ky provim sipas tij? Test për njohje gjuhësore apo provim profesional? E vërteta është e thjeshtë: ai është provim për kontrollin e njohurive profesionale të fituara gjatë studimeve, studime që shumë kandidatë i kanë ndjekur në gjuhën e tyre amtare. Çdo përpjekje për ta shndërruar këtë provim në filtër gjuhësor është manipulim i pastër”.

Edhe një herë, sipas BDI-së, po shkelet germa e Kushtetutës dhe ligjeve në Maqedonia e Veriut. “Vetëm si shembull po japim, Ligji për Nëpunësit Administrativë, në nenin 31, parasheh njohjen aktive të gjuhës maqedonase, ndërsa neni 40 rregullon provimin profesional, dy çështje të ndara qartë. Për më tepër, provimi profesional prej vitesh mbahet edhe në gjuhën shqipe, në përputhje me rendin juridik të vendit. As ligji për nëpunësit administrativë dhe as ai për provimin e jurisprudencës nuk përcaktojnë ndalim për mbajtjen e provimit në shqip, përkundrazi, praktika e deritanishme e dëshmon të kundërtën, e veçanërisht Ligji për gjuhët e rregullon këtë çështje qartë si lex specialis”.

Në këtë situatë, vijon më tej BDI, heshtja e VLEN-it është domethënëse. “A nuk po ndihet i gjallë ky koalicion? Apo ndoshta po ‘disiplinohet’ nga Fillkovi dhe Janevska që të mos reagojë përballë shkeljeve të hapura? BDI pyet qartë: A ka ligj në këtë vend apo jo? A do të zbatohet ai në mënyrë të barabartë për të gjithë? Apo do të vazhdojmë të jetojmë në një realitet ku deklaratat ndryshojnë nga dita në ditë, ndërsa e drejta mbetet peng i tekeve politike?”, thuhet në fund të reagimit të partisë së Ali Ahmetit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement