BDI: Tabela njëetnike në hyrje të Strugës , një tjetër provokim i qëllimshëm ndaj shqiptarëve - Gazeta Express
string(90) "bdi-tabela-njeetnike-ne-hyrje-te-struges-nje-tjeter-provokim-i-qellimshem-ndaj-shqiptareve"

Maqedoni

Gazeta Express

01/07/2025 11:31

BDI: Tabela njëetnike në hyrje të Strugës , një tjetër provokim i qëllimshëm ndaj shqiptarëve

Maqedoni

Gazeta Express

01/07/2025 11:31

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër vendosjen e tabelave rrugore njëetnike në hyrje të Strugës, si provokim i hapur ndaj shqiptarëve dhe bashkëjetesës në vend.

Kur një qeveri vendos që në një qytet si Struga, të instalojë shenja rrugore vetëm në gjuhën maqedonase, nuk është gabim teknik. Është mesazh. Është provokim.

Përjashtimi i gjuhës shqipe, përjashtimi i shqiptarëve nga institucionet, mohimi i vlerave dhe kontributit të tyre, janë kthyer në politikë zyrtare të kësaj qeverie monoetnike.

Kush ka interes nga kjo linjë e pafund përuljeje dhe tensionimi? Kujt i shërben përplasja ndëretnike? A është kjo çmimi për pjesëmarrjen në projektin e ashtuquajtur “bota serbe”?

Ka një vijë që nuk duhet kaluar. Dhe kjo qeveri po e kalon çdo ditë.

BDI kërkon menjëherë rivendosjen e tabelave në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën. Respekti për gjuhën shqipe është e drejtë kushtetuese dhe vlerë themelore e rendit shumëetnik të këtij shteti.

Shqiptarët nuk do të heshtin përballë fshirjes së gjuhës së tyre nga hapësira publike.