BDI: Pse hesht Prokuroria për skandalin e ndërtimeve pa leje në Çair? - Gazeta Express
string(67) "bdi-pse-hesht-prokuroria-per-skandalin-e-ndertimeve-pa-leje-ne-cair"

Maqedoni

Gazeta Express

12/09/2025 12:14

BDI: Pse hesht Prokuroria për skandalin e ndërtimeve pa leje në Çair?

Maqedoni

Gazeta Express

12/09/2025 12:14

“Prokuroria hesht, por populli nuk do të heshtë”, tha Besarta Alija nga Bashkimi Demokratik për Integrim në konferencën për shtyp para Prokurorisë Publike në Shkup, transmeton Portalb.mk.

BDI thotë se kanë kaluar muaj që kur kryetarja e Shkupit ka dorëzuar kallëzime penale kundër, siç i quajnë ata, “çiftit më të korruptuar në shtet” –  Izet Mexhiti dhe Visar Ganiu.

“Bëhet fjalë për qindra ndërtime pa leje, dokumentacion të falsifikuar dhe manipulime me pagesat e taksave komunale, por me gjithë ato mijëra dëshmi, Prokuroria ende nuk ka ndërmarrë asnjë hap konkret. Kush e ka urdhëruar heshtjen e Prokurorisë? Pse po shtyhet drejtësia?”, pyeti Alija, duke shtuar se në opinion ekziston dyshim serioz për pazare politike:

“A është Izet Mexhiti peng i Hristijan Mickoskit? A është dosja për krimin e tij mjet shantazhi, ndërkohë që Mexhiti në këmbim hesht për projektin e ‘Botës Serbe’ në Maqedoni?”.

BDI vlerësoi se bëhet fjalë për “tradhti të dyfishtë, tradhti ndaj ligjit dhe tradhti ndaj shqiptarëve”.

“Shqiptarët nuk meritojnë një lider që shet votën e tyre për të shpëtuar veten nga kallëzimet penale. Më 19 tetor, dita e referendumit të shqiptarëve, populli i Çairit do të japë verdiktin. Drejtësia mund të heshtë sot, por atë ditë do të flasë me zë të lartë. Dhe fjala e popullit është më e fortë se çdo shantazh, dosje apo marrëveshje e fshehtë”.

Kujtojmë se më 23 korrik, policë nga Departamenti për Shtypjen e Krimit të Organizuar dhe të Krimit të Rëndë në Ministrinë e Brendshme sekuestruan dokumentacion nga komuna e Çairit dhe Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, në lidhje me ndërtimet e paligjshme për të cilat kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, ka ngritur alarmin për një kohë të gjatë. Arsovska po ashtu, paraqiti kallëzim penal në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kundër kryetarit të Çairit, Visar Ganiu dhe disa punonjësve të tjerë të komunës, duke deklaruar se komuna dyshohet se ka përdorur një regjistër të falsifikuar në të cilin janë regjistruar kërkesat për legalizimin e ndërtesave pa leje. 

Arsovska muajt e kaliar ishte në “gjueti të ndërtimeve pa leje” në Komunën e Çairit, duke i dokumentuar ato dhe duke i publikuar në profilin e saj në Facebook përmes video-mesazheve. Ajo madje ka kërkuar ndihmë edhe nga faktori ndërkombëtar.