string(124) "bdi-pronari-i-diskotekes-se-kocanit-merret-nga-policia-pa-pranga-teksa-kreshnik-bekteshi-me-pranga-dhe-me-prezence-mediatike"

Maqedoni

Gazeta Express

26/03/2025 18:53

BDI: Pronari i diskotekës së Koçanit merret nga policia pa pranga, teksa Kreshnik Bekteshi me pranga dhe me prezencë mediatike

Maqedoni

Gazeta Express

26/03/2025 18:53

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj trajtimit institucional të tragjedisë së Koçanit, me ç’rast u privuan nga liria me dhjetëra persona.

Nga opozitarja BDI këtë veprim e quajnë manipulim, teksa shtojnë se nuk do të heshtin.

Reagimi i plotë:

Kjo është turp. Kjo është spektakël. Kjo është absurditet.Autori i drejtpërdrejtë i tragjedisë, pronari i klubit që u dogj dhe mori jetën e 59 të rinjve në Koçan, merret nga policia PA pranga, ndërsa një ish-ministër, që nuk ka asnjë lidhje me këtë tragjedi, u shoqërua ME pranga, nën vëmendjen maksimale të mediave, pasi më parë ishin ftuar kamerat.Ky është një turp institucional.Ky është manipulim i pastër.Kjo është përdhosje e drejtësisë.Ne nuk do të heshtim përballë këtij absurdi!